Bylis me trajner të ri. Skuadra u drejtua në tre sezonet e fundit nga Veljko Dovedan, por rënia e skuadrës në Kategorinë e Parë solli ndërprerjen e bashkëpunimit me 67-vjeçarin serbo-boshnjak.
Klubi ballshiot ka zyrtarizuar pak më parë trajnerin e ri. Ai është Jeton Beqiri, trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
39-vjeçari nga Maqedonia e Veriut në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra, Shkëndija e Tetovës, Renovën dhe së fundmi Strugën. /abcnews.al