Djali i Soros pushime në Shqipëri, takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

schedule18:53 - 26 Korrik, 2021

schedule 18:53 - 26 Korrik, 2021

Djali i George Soros, Alexander Soros ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fundjavë. Ai është vendosur në jug të vendit, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Soros ka ndarë fotot në rrjetet sociale, duke e quajtur Ramën mikun e tij të mirë, ndërsa ka postuar edhe pamje nga riviera shqiptare teksa e cilëson më të bukurën në Europë.

“Ishte fantastike që u ktheva në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shihni fotot e Rivierës më të bukur dhe të paprekur të Evropës!”, shkruan ai. m.v/abcnews.al