Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dua të bëhem trajner i parë”, Terry largohet nga Aston Villa dhe paralajmëron hapin e radhës

schedule16:38 - 26 Korrik, 2021

schedule 16:38 - 26 Korrik, 2021

John Terry ka vendosur të largohet nga Aston Villa, ku ishte në rolin e ndihmësit të trajnerit Dean Smith për tri sezonet e fundit. Legjenda e Chelsea dhe Anglisë ka vendosur t’i japë fund këtij kapitulli, për të provuar të bëjë një hap më të madh përpara në karrierën e tij si trajner.

Në një prononcim për mediet angleze ai tregon qartë se dëshiron të bëhet trajner i parë i një ekipi. “Nëse rasti i duhur paraqitet tani, ndihem gati të përballem me një sfidë të tillë.

Ishte nder dhe privilegj i madh t’i kaloja vitet e fundit tek Aston Villa, por tani e ndiej se është koha e duhur për të marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë për të shkuar më tej”, tha ish-mbrojtësi në një shënim në faqen e klubit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!