Godina e Gjykatës së Lartë është përfshirë nga flakët në ditën e pestë të protestës së dhunshëm, që vijon në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.
Më herët u desh ndërhyrja e Forcës Operacionale, që protestuesit të shpërndaheshin nga bulevardi.
Protestuesit kryen akte të dhunshme, dogjën një automjet në bulevard si dhe hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim te efektivëve.


