Vllaznia kërkon të kalojë të enjten në turin e tretë të Conference League dhe për këtë duhet të përmbysë humbjen e parë të pësuar në transfertë me AEL Limassol me rezultatin 1-0.
Në kampin kuqeblu janë mjaft të karikuar dhe besojnë shumë te përmbysja pavarësisht forcës së kundërshtarit, ndërkohë që në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të jenë rreth 5 mijë tifozë.
Biletat për duelin që nis prej orës 21:00 kanë dalë në shitje që nga dita e djeshme në biletarinë e stadiumit, por një tjetër mënyrë për të blerë biletat është edhe ajo online, që i është ofruar tifozëve për të shmangur vapën dhe radhët e gjata. /abcnews.al