Dita e sotme ishte e shënuar jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët kudo në botë, pasi xhudistja Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio.
Por Radio Televizioni Shqiptar, kanali publik që mbahet me lekët e taksapaguesve dhe që deklaroi se do të japë Lojërat Olimpike nuk e pa të arsyeshme për ta transmetuar triumfin e shqiptares nga Kosova në asnjërin prej tre kanaleve të dedikuara.
Madje gjatë kohës që xhudistja nga Kosova po luftonte në gjysmëfinale, RTSH jepte sporte të tjera nga Lojërat Olimpike, ndërsa kur po zhvillohej finalja e madhe Radio Televizioni Shqiptar transmetonte ndeshjen e basketbollit mes Serbisë dhe Kanadasë në RTSH2 dhe Holandë-Belgjikë në RTSH-Sport. Për Nora Gjakovën nuk kishte vend.
RTSH e ka futur në transmetim pasi ndeshja kishte mbaruar dhe Nora Gjakova po festonte me trajnerin dhe stafin. Pra RTSH transmetoi vetëm festën një minutë e 40 sekonda dhe jo rrugëtimin e xhudistes dhe finalen ku u shpall kampione. Për më shumë shikoni videon.
/ Abcnews.al