“Duart e krimit mbi bashkinë e Fierit”, Koçi rrëfen çfarë dëshmoi në SPAK: LSI dhe lidhja me politikën

schedule11:52 - 26 Korrik, 2021

schedule 11:52 - 26 Korrik, 2021

Deputeti i PS-së Petro Koçi pas dëshmisë për më shumë se një orë në SPAK deklaroi përpara medias se nuk do të heqë dorë nga denoncimet mbi influencën e botës së krimit për tenderat në bashkinë e Fierit, por nuk pranoi që të jepte asnjë emër të kriminelëve, por përmendi LSI-në.

Është një botë goxha e konsoliduar që kanë pastruar paratë. Unë jam një nga politikanët që kam guxuar dhe kam bërë edhe kallëzime penale disa herë. Gjatë fushatës denoncua një gjyqtar. Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në Fieri është goxha influente, ky sensibilizim edhe për SPAK-un është shumë i nevojshëm”.

Por a ndihmohet krimi në Fier nga politika? “Ju e dini që ka pasur lidhje të konsoliduara me politikën. Të tillë në marrëdhënie me LSI-në edhe ndikuan në rezultate zgjedhore, të fundit ndikuan. Sigurisht që unë për rastet që kam denoncuar edhe konkretisht i ripërmenda për të theksuar që kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me drejtësinë”.

Por përse nuk rrëfen emrat e kriminelëve që kanë kërcënuar zyrtarët në bashkinë e Fierit? “Unë jam politikan. Nëse do të kisha dokumente do i vendosja në dispozicion të prokurorisë. Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesape me asnjë politikan, duhet të lajmë hesapet me botën e krimit. Ata ndikojnë edhe në financat publike përmes lidhje të drejtpërdrejta apo duke kërcënuar unë jam shumë i bindur”.

Por cili zyrtar është kërcënuar? “Jam i bindur në gjithë perceptimin tim politik, por edhe nga fakti që shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time, që do të thotë se është e vërtetë dhe dhemb për disa. Nuk dhemb për PS-në pasi është distancuar” tha Koçi.

Si nisi?

Në datë 19 Korrik, deputeti i zgjedhur në 25 Prill denoncoi se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike të bashkisë së Fierit. Koçi u shpreh se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Reforma ne Drejtesi eshte merite shembullore e PS.

Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji. Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.

Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike. Kete e realizojnë;

a, nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh

b, nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet

c, nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.

Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.

Partia Socialiste nuk ben ASNJE HAP PAS ne luften ndaj se keqes” tha ai. Deklarata solli reagime të forta, ndërsa SPAK nisi verifikimet

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!