Redon Makashi dhe Ervis Saliasi ndanë detaje nga koncerti që do të mbahet me 28 Korrik në Amfiteatrin e Tiranës. Të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, treguan se do të interpretojnë një parodi, ndërsa pjesë e koncertit do të jenë dhe Aleksandër Gjoka dhe Era Rusi.
Redoni interpretoi dhe një pjesë nga parodia e dyshes. Ervisi, që është gjithashtu pjesë e Kosheres nuk i kurseu batutat me artistin. “Me këto këngë do tës ngelesh beqar gjithmonë, çfarë janë këto tekste, nuk ngacmohet më vajza kështu. Të dua mos i thuaj kurrë.”, tha ai. /abcnews.al