Sulm me armë zjarri në një spital në Çikago

schedule10:54 - 20 Nëntor, 2018

schedule 10:54 - 20 Nëntor, 2018

3 persona janë vrarë me armë zjarri gjatë një sulmi në një spital në Çikago të Shteteve të Bashkuara. Edhe autori i sulmit ka ndërruar jetë, por nuk është e qartë nëse ai është vrarë nga policia apo është vetëvrarë. Motivet e këtij sulmi nuk dihen.

Terror në një spital në Çikago ku një persona ka hapur zjarr, fillimisht në parking e më pas brenda ndërtesës. Të vdekurit janë 4, bashkë me autorin. Viktimat e tjera janë: një grua me të cilin kishte një mardhënie, një agjent policie i ndodhur në vendngjarje dhe një infermiere. Nuk është akoma e qarta shkaku i vdekjes së agresorit: nëse është vrarë nga agjentët gjatë ndërhyrjes apo nëse është vetëvrarë.

Agjenti i vrarë është Samuel Ramirez, baba i 3 fëmijëve, që kishte hyrë në polici në 2017-n. Sipas një dëshmitari okular, autori i sulmit po fliste me një grua në parkingun e spitalit, me shumë mundësi e fejuara e tij, kur i është drejtuar dhe e ka qëlluar 3 herë në kraharor, përpara se ta qëllonte edhe 3 herë të tjera ndërsa gjendej në tokë. Ishte një skenë surreale, sikur të ishte një film, thotë dëshmitari për mediat lokale, duke saktësuar se nuk po grindeshin por thjesht po flisnin.

Agresori më pas është përplasur me agjentin policor, i cili mbërriti në vendngjarje me automjetin e tij, duke e qëlluar disa herë. Më pas ai ka hyrë brenda godinës së spitalit dhe ka filluar të qëllojë me armë zjarri duke goditur një infermiere, e cila ndërroi jetë pasi u shtrua në spital. Ndërkohë, ende nuk dihet motivet e këtij sulmi dhe autoritetet kanë hapur një hetim. Aktualisht është përjashtuar pista e terrorizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!