Pas katër ditësh Vllaznia luan ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Conference League ndaj AEL Limassol në shtëpi, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ministria e Shëndetësisë lejon mbushjen e 30% të stadiumit, çka do të thitë se në shitje mund të dalin rreth 5 mijë bileta, të cilat Vllaznia do i nxjerrë në shitje nesër.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi shkodran, që zbardh çmimet në secilat prej tribunave dhe vendet ku mund të blihen biletat, teksa një mundësi është edhe blerja online. /abcnews.al