Nga aksidenti tragjik mëngjesin e sotëm në Kroaci humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 9 pasagjerë që po ktheheshin nga Gjermania në Prishtinë dhe njëri prej shoferëve, Naser Sylmetaj.
Dhimbja është e madhe, ndërsa djali i shoferit ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, pasi ka mësuar lajmin tragjik.
“Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet” shkruan Adhurimi, djali i shoferit Naser Sylmetaj.
Shoferi i autobusit që shkaktoi tragjedinë në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe mbi 40 mbetën të plagosur është arrestuar.
Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic u shpreh se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.
Ministria e Jashtme në Prishtinë deklaroi zyrtarisht se nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë për jetën.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli deklaroi se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë. Ata ishin duke u kthyer nga Gjermania kur autobusi doli nga rruga në Kroaci. / Abcnews.al