Enis Cokaj po gëzon një forma shumë të mirë në këtë nisje të sezonit ë Kroaci, që luajti sot një pjesë të ndeshjeve të javës së dytë të kampionatit, një nga të parët që ka startuar në Europë.
Lokomotiv Zagreb po sfidon Slaven Belupo dhe goli i mesfushorit të kombëtares mban në avantazh 0-1 skuadrën kryeqytetase, kur ka kaluar një orë lojë. Mesfushori tundi rrjetën në minutën e 22-të.
Ai devijoi saktë një krosim të Cipetic dhe tundi rrjetën, duke gjetur golin e parë të sezonit. Çokaj ishte mes më të mirëve edhe në ndeshjen e shkuar ndaj Hajduk Split, kur dhuroi 2 asiste. /abcnews.al
https://streamable.com/f2x6it