Nga Leontina Nikaj
Albana Shoshi, na mirëpret në folezën krijuese, të cilën e ndanë me të atin piktorin e njohur dhe “Artistin e merituar” Zef Shoshi. Ajo lë penelat mënjanë, ku është duke i dhënë dorën e fundit një pikture të fëmijërisë së saj, koncidencë është pikërisht me të atin.
Me sy të lirë, e të shpejt, vihen re ndryshimet mes tyre ne penelta e ngjyra. Por si emërues të përbashkët kanë figurën njerëzore, por e parë krejt ndryshe. Artistja që tashmë ka krijuar portretin e saj, sidomos me ciklin e fëmijëve, pranon vështirësitë në fillim dhe bezdinë e krahasimit me të atin.
Dallimi i dy frymëve të ndryshme në pikturë dhe përplasja mes brezave ekziston e këtë e pohon natyrshëm piktorja. Prej 20 vitesh Albana Shoshi sjell në telajo fëmijët, nisur nga një fotografi e fëmijëve te saj, kurrsesi e zënë peng i kujtimeve, por i çasteve të çlirëta që i ngacmuan shpirtin e mendjen , që më pas e përktheu në një cikël të tërë pikturash.
Nostalgjia e riktheu në çastet e fëmijërisë, që tashmë i ka realizuar në një seri pikturash. Megjithëse, tashmë ka nisur një cikël të ri që ka të bëj me ironinë e festave, herë pas herë kthehet edhe te uni i saj intim, që janë fëmijët. Dëshira për t’i ekspozuar, pas interesit edhe të galerisë 70 ekziston, por jo nguti, pasi ajo gjithnjë është e matur në atë çfarë bënë në pikturë e gati e vetmjaftuar me të ndjerit mirë me veten./ Abcnews.al