Elbasan – Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht lidhur me shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit. Mësohet se në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, patrulla e policisë ka ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerët Azem Hajdarin., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale./ abcnews.al/