UNESCO “ shuplakë” Turqisë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami

schedule14:14 - 23 Korrik, 2021

schedule 14:14 - 23 Korrik, 2021

UNESCO ka shprehur shqetësimin në lidhje me shndërrimin e Shën Sofisë dhe Manastirit Chore në një xhami, për shkak të ndryshimeve në karakterin ekumenik të monumenteve.

Në vendimin e tij, komisioni i bën thirrje Turqisë të njoftojë qëllimet e saj dhe të dialogojë përpara se të vendosë për një ndryshim tjetër rrënjësor në të dy monumentet. Turqia është  ftuar nga UNESCO të paraqesë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore një raport të azhurnuar mbi konservimin e monumenteve. Raporti duhet të paraqitet deri në 1 shkurt 2022 në mënyrë që të diskutohet në takimin e ardhshëm të Komisionit.

Sipas burimeve diplomatike, vendimi do të bëjë të lumtur Greqinë dhe pozicionimin e saj mbi konvertimin e Shën Sofisë nga Turqia dhe Manastirin Chora në xhami.

Të njëjtat burime theksojnë se vendimi pasqyron, ndër të tjera, keqardhjen më të thellë të Komisionit për mungesën e dialogut nga Turqia, si dhe për mungesën e informacionit mbi qëllimet e saj, pavarësisht thirrjeve drejtuar Ankarasë për të përmbushur udhëzimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!