VIDEO/ Problemet e tre lojtarëve të Vllaznisë, morën serum përpara ndeshjes

schedule13:18 - 23 Korrik, 2021

schedule 13:18 - 23 Korrik, 2021

Vllaznia humbi 1-0 në Qipro kundër AEL Limassol mbrëmjen e kaluar, dueli i parë i raundit të dytë në Conference League. Një rezultat që mban të hapur çështjen e kualifikimit.

Ekipi beson te një tjetër përmbysje pas asaj ndaj Siroki Brijeg, ndërsa tifozët shkodranë po e presin me padurim sfidën e kthimit dhe do t’i japin një mbështetjet të madhe skuadrës së tyre të zemrës.

Tre nga lojtarët e Vllaznisë shfaqën probleme shëndetësore përpara nisjes së ndeshjes me AEL-in: Fjoart Jonuzi, Ardit Hoxhaj dhe Liridon Latifi.

https://streamable.com/uidsq2

Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur prej helmimit apo ndonjë viroze, por ata e kanë pasur të nevojshëm marrjen e serumit përpara ndeshjes.

Mjeku i kuqebluve, Ilirjan Haxhaja po postuar një video në rrjetet sociale, aty ku dallohen tre futbollistët e Vllaznisë duke marrë serum.

Mesfushori Jonuzi e nisi përballjen si titullar, Latifi u fut në fushë në minutën e 60-të (zëvendësoi Jonuzin), ndërsa sulmuesi Hoxha e ndoqi ndeshjen nga pankina. /abcnews.al