Koronavirus te Real Madrid, ylli i skuadrës rezulton pozitiv

schedule12:19 - 23 Korrik, 2021

schedule 12:19 - 23 Korrik, 2021

Karim Benzema përfundoi pushimet dje dhe ishte përgatitur të bashkohej me skuadrën në stërvitje, por duhet të presë për një gjë të tillë.

Sulmuesi francez ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer. Infektimi i tij shqetëson “Los Blancos”, pasi 33-vjeçari duhet t’i nënshtrohet karantinës së detyrueshme.

Benzema u rikthye pas një kohe të gjatë te kombëtarja e Francës, por aventura e “Gjelave” në Euro 2020 ishte për t’u harruar.

Goleadori kryesor i skuadrës së Carlo Ancelottit humbet në këtë mënyrë një pjesë të rëndësishme të fazës përgatitore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!