Vuçiç po shantazhohet nga Brukseli

schedule08:09 - 20 Nëntor, 2018

schedule 08:09 - 20 Nëntor, 2018

Sipas mediave serbe presidenti Aleksandër Vuçiç po shantazhohet nga Brukseli, përsa i përket dialogut me Kosovën. Vetëm nëse dialogu shënon progres, atëherë Serbia mund të bëjë hapa para në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Presidenti Aleksandër Vuçiç është shantazhuar me anë të një e-maili nga Brukseli përsa i përket Kosovës, por Beogradi nuk do ta pranojë këtë. Mediat serbe raportojnë se Vuçiç ka marrë një email nga kanale diplomatike, i cili mund të konsiderohet si një propozim i padenjë. Mesazhi i këtij emaili është: “Vazhdimi i dialogut me Prishtinën në shkëmbim të hapjes së kapitujve të rinj”.

Mediat në Beograd këmbëngulin se kanale diplomatike të Brukseli po ushtrojnë presion ndaj Serbisë në mënyrë që çdo gjë të shkojë ashtu si do Kosova. Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiç i kërkohet të kthehet në tryezën e dialogut dhe pse Prishtina nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e nënshkruara mes palëve në Bruksel, shkruhet më tej në Serbski Telegraf. “Një kërkesë skandaloze e cila bën shantazh me hapjen e tre kapitujve të rinj me Bashkimin Europian”.

Ndërkohë e përdisthmja “Vecernje Novost” shkruan se Beogradi nuk do ta pranojë këtë shantazh dhe nëse çmimi për t’u paguar do të jetë ngrirja për një kohë të gjatë e procesit të integrimit në BE. Ministrja serbe për Integrimet Europiane, u shpreh se vendi i ka përmbushur si duhet detyrimet dhe meriton hapjen e të paktën tre kapitujve nga shtatë, që sipas saj janë gati.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç, reagoi ashpër duke thënë se në këtë mënyrë Brukseli ka humbur statusin e ndërmjetësuesit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit duke shkelur dhe besueshmërinë e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!