Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta viziton fshatrat Mexhitli dhe Nakolec në Maqedoni

schedule17:12 - 18 Nëntor, 2018

schedule 17:12 - 18 Nëntor, 2018

Presidenti Ilir Meta vizitoi fshatrat Mexhitli dhe Nakolec në Maqedoni. Shqiptarët e këtyre trevave, tha kreu i shtetit, po mbajnë të gjallë identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe.

Mexhitli dhe Nakolec, fshatrat me shumicën e banorëve shqiptarë, ishin ndalesa e radhës e Presidentit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Maqedoni.

Ilir Meta, president i Republikës: “Është tepër e rëndësishme që të ruhen traditat e të parëve, jo vetëm kaq por edhe gjithçka që lidhet me identitetin tonë kombëtar. Ne këmi detyrime shumë ndaj jush, për të treguar më shumë kujdes, vëmendje, përkrahje.”

Ndërsa autoritetet vendore dhe banorët e zonës i shprehën mirënjohjen Presidentit të Republikës për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Banori: “I mbush me frymëzim edhe banorët edhe shqiptarët e Mexhitlies.”

Në fshatin Nakolec, buzë liqenit të Prespës, Presidenti Meta u ndal në Teqenë “Dervish Ali” duke vënë në dukje se kjo është një vatër e rëndësishme, jo vetëm fetare, por edhe e ruajtjes së vlerave, traditave, gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!