E njëjta skemë me të njëjtin motor, arrestohet “makthi” i qytetarëve të Durrësit

schedule11:10 - 21 Korrik, 2021

schedule 11:10 - 21 Korrik, 2021

Një 63-vjeçar nga Lezha është arrestuar në Durrës me akuzën e 9 vjedhjeve në kuadër të operacionit “Motoçiklisti”. Lezhjani i dënuar më parë disa herë për vjedhje është me inicialet H. Gj.

Sipas policisë ditën e djeshme në orën 12:30, në lagjen nr. 5, Durrës ai ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e personit me inicialet Ll. P. dhe më pas është larguar me motoçikletë, por është kapur në flagrancë në një distancë të shkurtër nga shërbimet e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave të vjedhura dhe motoçikleta me të cilën u largua.

Nga hetimet e kryera rezultoi se lezhjani gjatë viteve 2020 dhe 2021, dyshohet se ka realizuar disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, duke përdorur të njëjtën motoçikletë, konkretisht:

Më datë 21.07.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Sh. M.;

Më datë 12.02.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetasit T. Rr., një shumë parash;

Më datë 05.03.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases F. L. dhe më pas është larguar me motoçikletë;

Më datë 24.03.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases A. B., një shumë parash;

Më datë 15.04.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetasit B. B., disa materiale me vlerë 9.000 lekë, në dyqanin e tij;

Më datë 24.05.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases G. L., një shumë parash;

Më datë 24.05.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases S. B., një shumë parash;

Më datë 17.06.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit për një produkt i ka marrë shtetases E. R., një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!