“De Ligt shkoi në Itali për të mësuar të mbrojë, por nuk më duket se ka mësuar shumë”, këto ishin fjalët e Marco Van Basten javë më parë për mbrojtësin e Juventusit, i cili ende nuk ka arritur të tregojë veten te Juventusi dhe qëndron end në ujera mesatarë.
Së fundi për të ka folur Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe një ekspert për mbrojtjen. Italiani shprehet se De Ligt ka gjithçka për t’u bërë i madh dhe deklaratën e Van Basten e sheh si motivim për liderin e Holandës.
“De Ligt është ende shumë i ri, ka potencial të madh. Ai tashmë ka luajtur në disa kompeticione dhe ndeshje të mëdha. Ai ka gjithçka: Forcën, personalitetin, shpejtësinë dhe fizikun. Ndoshta ai duhet të mendojë pak më shumë dhe të anojë më pak nga instikti.
Gjithsesi, kur ishim të rinj, të gjithë e bënim diçka të tillë. Deklarata e Van Basten? Duke e njohur atë, mendoj se thjesht donte ta stimulonte De Ligt“, u shpreh Baresi. /abcnews.al