Projektet, familja, kompromiset dhe pandemia, Maya te “Edicioni Veror”: Më mungon publiku

schedule20:00 - 19 Korrik, 2021

schedule 20:00 - 19 Korrik, 2021

Këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj ka folur nga Vlora për “Edicioni Veror” për pandeminë, pushimet si edhe projektet e saj muzikore.

Këngëtarja që i këndon gjithmonë qytetit të saj zemrës, Vlorës tregon se verën e kalon në këtë qytet bregdetar, duke u shprehur se për shkak të pandemisë, aktivitetet kanë qenë më të pakta.

“Vera këtë vit ka qenë e dobët. Të tregohem e sinqertë nuk ka shpresuar se vera do të ishte një boom. Por nga ana tjetër mbyllja apo shkurtimi i orarit më duket absurde sepse në sytë e mi mungon logjika. Kjo më trishton sepse nuk është vetëm problemi ynë si punë, por edhe për bizneset sepse ka nga ata që e kanë të vetme mënyrë jetese”, thotë ajo.

Ndërsa ka folur për gazetaren Irini Meçe,  Maya shprehet se në sytë e publikut artisti duket sikur nuk ka asnjëherë probleme, gjithashtu tregon se i mungon emocioni i dhuruar drejtpërdrejt nga publiku.

E ndalur tek jeta familjare, ajo thotë se e vetmja gjë e mirë e kësaj pandemia është mundësia për të kaluar më shumë kohë me familjen.

Këngëtarja ka rrëfyer gjithashtu se së shpejti do të vijë me një projekte të reja muzikore për publikun.

“Jeta ime si nënë më ka ndryshuar, veç dashurisë së madhe familjare që e kam pasur dhuratë, kam pasur edhe profesionin i cili nuk më lë kurrë të jem vetëm. Dhe kjo është shumë e mirë sepse në marrim energji pozitive nga publiku. Prandaj edhe na mungojnë kaq shumë. Dhuratat nga publiku nuk i deklaroj në rrjete sociale, por i jam shumë mirënjohëse. Kam marrë edhe një libër që më është dedikuar nga një zonjë, titulluar “Tulipani i Bardhë”, thotë ajo.

Ajo gjithashtu shprehet se është munduar të mos bëjë kompromise për të pasur sukses, ndërsa thotë se ka zgjedhur që shumë këngë të saj t’i sjellë e vetme dhe jo me bashkëpunime./abcnews.al/