Jorge Valdano është një nga legjendat e Real Madrid dhe herë pas here mediet spanjolle marrin mendime për të në lidhje me zhvillimet e fundit. Së fundmi ish-ylli i Argjentinës foli për regjistrimet e Florentino Perez, që kanë bërë shumë bujë në Spanjë dhe për mbingarkesën, që Spanja po i bën Pedrit.
“Unë u habita si të gjithë dhe prisja me padurim të shihja cili do ishte regjistrimi i radhës për të parë nëse do ishte radha ime. Në fakt dola i pastër. Florentino duhet të shpjegohet mbi gjithë çfarë ka thënë, por edhe nëse nuk e bën këtë, nuk do ketë shumë pasoja.
Këto janë shpërthime mediatike të forta dhe shumë tërheqëse në një kohë kur të gjithë duam të përgjojmë në vrimën e çelësit. Por brenda dhjetë ditësh diçka e re do dalë dhe kjo do harrohet.
Të gjithë njerëzit brenda botës së futbollit e dinë se gjuha e përdorur në biseda të brendshme nuk është njësoj me atë që flitet në televizion.
Pedri? Ajo që ai po kalon është rraskapitëse dhe padyshim e tepruar. Së pari, sepse të shkosh nga Las Palmas te Barcelona për të qenë një protagonist absolut është rraskapitëse. Pastaj ai vazhdoi të ishte një pjesë shumë e rëndësishme në Kampionatin Evropian.
Tani do ketë në supe edhe Lojërat Olimpike. Është mbidozë e madhe fizike, por gjithashtu është një akumulim i madh emocionesh, që nuk e di sesi do i asimilojë. Më duket sikur po e shtrydhin, në një moment ai do duhet të pushojë me patjetër”, përfundoi Valdano. /abcnews.al