Jetojmë në periudhë të vështirë psikologjike, pandemia ka shkaktuar stres të madh te njerëzit dhe shumë e përjetojnë keq infektimin me Covid-19.
Williams Martinez ka vendosur t’i japë fund jetës ditën e sotme. 38-vjeçari aktivizohej në rolin e qendërmbrojtësit, kishte provuar aventura të ndryshme në futbollin amerikan latin, teksa numëron një ndeshje me kombëtaren e Uruguait.
La CONMEBOL lamenta la pérdida del jugador uruguayo Williams Martínez, nuestras más sentidas condolencias a los familiares y amigos.
— CONMEBOL.com (@CONMEBOL) July 18, 2021
Martinez (pjesë e Villa Teresa në divizionin e dytë të futbollit uruguaian) provoi të luante edhe në Francë (Valenciennes, Reims) dhe Angli (WBA). Në fushë nuk zbriste prej qershorit të vitit të kaluar, për shkak të infektimit me koronavirus.
Lojtari latin nuk ka duruar më dhe sot ka zgjedhur vetëvrasjen, teksa CONMEBOL (Qeveria e Futbollit të Amerikës Latine) shpreh ngushëllime për familjarët në postimin e kryer në Twitter. /abcnews.al