Tërmet i fortë 7.2 ballë Rihter në kufirin Irak-Iran qindra të vdekur

schedule09:02 - 13 Nëntor, 2017

schedule 09:02 - 13 Nëntor, 2017

Ka shkuar mbi 350 persona numri i viktimave dhe mbi 5000 të plagosur bilanci i tërmetit të fortë me magnitudë 7.2 që gofiti rajonin e Sulaimania në Irak pranë kufirt me Iranin. Lajmi ëhstë konfirmuar nga televizioni shtetëror iranian. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Izrael, Pakistan, Tuqi,Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Liban.

Tërmeti i fortë e kishte epiqendrën 31 kilometra larg qytetit të Halabjas me një thellësi prej 40 kilometrash. Në të gjithë zonën janë regjistruar skena paniku me banorët që qëndronin në rrugë të terrorizua. Ndër qytette më të goditura është ai iranian Gas – Shirin në kufi me Irakun ku janë regjistruar shumë viktima, ndërsa banorë të tjerë mund të jenë ende nën rrënoja sipas autoriteteve vendore. Prvincat iraniane të goditura nga tërmeti janë 14.

Me anë të një apeli të transmetuar nga televizioni shtetëror, enti metereologjik i Irakut i bëri apel popullsisë që të mos hynin në shtëpitë e tyre dhe të qëndronin larg ndërtesave. Gjithashtu banorëve u këshillohet vazhdimisht që të mos përdorin ashensoret.

Në provincën iraniane më të goditur janë shpallur tre ditë zie, ndërsa autoritetet vendosën mbylljen e shkollave dhe universiteteve, kurse administartës shtetërore i ëhstë kërkuar të paraqitet në punë./abcnews.al