E kërkon Juventusi, agjenti shqiptar ua ofron mesfushorin Interit e Milanit

schedule19:58 - 18 Korrik, 2021

schedule 19:58 - 18 Korrik, 2021

Miralem Pjanic dëshiron rikthimin në Serie A, aty ku ka luajtur me Romën (5 sezone) dhe Juventusin (4 sezone). Bardhezinjtë e duan sërish në skuadër, me trajnerin Max Allegri që po insiston të punojë përsëri me mesfushorin boshnjak.

Sezoni i kaluar te Barcelona nuk ka qenë aspak pozitiv për Pjanic. Pak minuta në fushë dhe asgjë nga klasi që zotëron, teksa Roland Koeman ia ka bërë të qartë se nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm.

 

Allegri dhe Pjanic

Juventusi ofron Aaron Ramsey në shkëmbim, marrëdhëniet me Barcelonën i ka të mira, por mesfushori uellsian përfiton për momentin një rrogë që drejtuesit e klubit katalanas nuk mund t’ia paguajnë dot (7 milion euro). Në kushte të tilla, agjenti i Pjanic, Fali Ramadani është nisur drejt Milanos.

Calciomercato shkruan se menaxheri me origjinë shqiptare i 31-vjeçarit, ka programuar takime me drejtuesit e Interit dhe Milanit, për t’i ofruar shërbimet e lojtarit, i cili ka vetëm një dëshirë: të rikthehet në Itali. /abcnews.al