Haaland: Largimi i Sancho më trishtoi, kurrë s’e dimë çfarë do ndodhë

schedule23:20 - 17 Korrik, 2021

schedule 23:20 - 17 Korrik, 2021

Erling Haaland kishte një lidhje të veçantë me Jadon Sancho. Lojtari anglez u transferua te Manchester United, lëvizje që e ka mërzitur bomberin e njohur norvegjez.

E trishtë që u largua Jadon Sancho, por kështu është futbolli. Ne kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, sidomos në këtë sport.

Mendoj se në skuadër ka edhe të tjerë lojtarë me të cilët ndihem mirë dhe rehat. Të shohim se me cilin do të kem ‘feeling’ më të mirë“, theksoi Haaland.

Ndërkohë, Dortmund është afër blerjes së Donyell Malen. “Ekziston një probabilitet i lartë që një lojtar i ri do të vijë“, theksoi Michael Zorc, drejtori sportiv i verdhezinjve.

22-vjeçari holandez aktivizohet në majë të sulmit. PSV kërkon 30 milion euro për ta lënë të lirë, ndërsa klubi gjerman shkon në 25 milion të tilla. Akordi është afër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!