Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Skena surreale: Dy lojtarë të Lille kapen me duar, arbitri s’i toleron

schedule20:36 - 17 Korrik, 2021

schedule 20:36 - 17 Korrik, 2021

Lille fitoi Ligue 1 sezonin e kaluar, duke thyer dominimin e PSG. Skuadra franceze ka luajtur një takim miqësor ditën e sotme përballë Kortrijk. Ekipi belg e mbylli pjesën e parë në avantazh të një goli.

Ndërkohë që lojtarët po drejtoheshin për në dhomat e zhveshjes, ndodhi një episod i rrallë. Dy lojtarë të Lille; konkretisht Xeka dhe Tiago Dialo kishin diçka për të sqaruar.

https://streamable.com/5582w4

Dy portugezët përdorën duart me njëri-tjetrin, por ndërhyrja e Reinildo shmangu përplasjen e madhe. Arbitri i ndeshjes nuk toleroi aspak dhe i ndëshkoi dy lojtarët me karton të kuq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!