Ditën e djeshme, çifti shumë i dashur për publikun, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.
Menjëherë pas lindjes së saj, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël.
Mirëpo, sot ka qenë Orinda ajo që është bërë shumë aktive në Instagram. Ajo ka zbuluar se pavarësisht se ndodhet në maternitet, i është rikthyer normalitetit. Pas 9 muajsh kufizime, Orinda ka nisur të konsumojë sërish produktet që i shijojnë më shumë.
Moderatorja ka treguar se sot ka konsumuar sërish proshutë dhe është shprehur shumë e lumtur për këtë fakt, pasi mjeku ia kishte ndaluar./abcnews.al