Manchester United nuk kënaqet me Jadon Sancho. Drejtuesit e klubit anglez siguruan më në fund shërbimet e sulmuesit të talentuar anglez nga Dortmund, por nuk ndalen me kaq.
Ole Gunnar Solskjaer kërkon përforcime në mbrojtje dhe United është gati t’i dhurojë dy të tilla. The Sun shkruan se “Djajtë e Kuq” kanë arritur në parim akordin për Raphalë Varane (28) dhe Kieran Trippier (30).
Për qendërmbrojtësin francez do të paguhen 50 milion paund te Real Madrid, ndërsa kampionët e Atleticos kënaqen me 18 milion paund për kartonin e mbrojtësit të djathtë anglez.
Një investim i dyfishtë me një kosto prej rreth 80 milion eurosh për United, që sezonin e ardhshëm do të synojë fitimin e titullit, që në “Old Trafford” mungon prej vitit 2013. /abcnews.al