PSG ia ka dalë të bëjë një tjetër goditje në merkato. Raportohet se francezët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të Lazios, Joaquin Correa.
Veç kësaj janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes. Italianët kanë nevojë të shesin dhe do të përfitojnë nga PSG shumën e 18 milion eurove për Correa.
Jo vetëm kaq, pasi nga PSG te Lazio do të kalojë edhe një lojtar me shumë vlerë. Bëhet fjalë për Pablo Sarabia, mesfushorin me tipare sulmuese që është edhe pjesë e kombëtares së Spanjës. /abcnews.al