Sipas MeteoAlb: Zonat jugore dhe qëndrore do të paraqiten me kthjellime gjatë paradites, por zonat veriore do të kenë vranësira të herë pas herëshme.
Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat malore ndersa shira afatshkurtër e të papërfillshëm do ketë vetëm rajoni verilindor i vendit tonë.
Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta.
Era do fryjë mesatare në veri por herë pas here forcohet në jug duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat duke ju afruar mesditës shtohen duke pësuar zhvillim dhe gjeneruar rrebeshe shiu shoqëruar në zona të izoluara me stuhi breshëri e ere. Këto kushte të motit mbeten deri në mbrëmje kur kemi ri-kthim të motit të kthjellët.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Por pjesa e dytë e ditës dhe konkretisht pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të pakët në republikën e MV./abcnews.al