“Robinson Kruzo” shqiptar, historia e banorit që jeton i vetëm në ishull dhe mesazhi për ish gruan

schedule20:03 - 15 Korrik, 2021

schedule 20:03 - 15 Korrik, 2021

Ishulli Tongo ndodhet në skajin më jugor të vendit, aty ku ndodhet dhe kufiri fundor me Greqinë, në të cilin jeton vetëm një banor. Përparimi, i cili është zhvendosur prej afro 15 vitesh në këtë ishull, tregoi për gazetaren Irini Meçe në “Edicioni Veror” se si vendosi të jetonte të këtë vend.

Ai tha se jeton i vetëm pasi nuk ka të afërm ndërsa me gruan është divorcuar, për të cilën pati dhe një mesazh. “Merrem me peshk, mbjellim zarzavate. Familjarët më kanë vdekur, me nusen jam ndarë. Ishalla më dëgjon, uroj të jetë mirë.”, tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Ndër të tjera, ai e cilësoi veten si Robinson Kruzo në ishull pasi nuk ka asnjë kusht. “Nuk kam televizor. Nuk kemi asgjë, as ujë për të pirë, kam një panel të vogël karikojmë telefonin. Presim të bëhet më mirë. Robinson Kruzo në ishull.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!