CL: Kualifikimi thjesht iluzion, Struga mposhtet me “poker” në Shkup

schedule18:56 - 15 Korrik, 2021

schedule 18:56 - 15 Korrik, 2021

Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Letoni, krijoi entuziazëm te Struga dhe në qytetin e bukur shqiptar të Maqedonisë së Veriut u krijua iluzoni i kualifikimit në herën e parë që klubi garonte në kompeticionet evropiane.

Struga dështoi sot kundër Liepaja. Skuadra mike fitoi 1-4 takimin e luajtur në Shkup, duke siguruar avancimin në raundin e dytë të Conference League.

Pjesa e parë dhuroi vetëm një gol, dhe atë e shënoi Liepaja në minutën e fundit me anë të nigerianit Hogan Ukpa Effiong.

Skuadra letoneze e nisi “zjarr” fraksionin e dytë. Brenda dy minutave, braziliani Dodo, kapiteni i miqve, ndëshkoi dy herë Strugën. Skuadra shqiptare reagoi edhe tetë minuta më vonë gjeti golin e shpresës me anë të Emir Skenderit (57′).

Vetëm kaq, pasi bjellorusi Yauheni Biarozkin (62′) kompletoi “pokerin”e Liepaja, që siguroi një fitore të thellë dhe të lehtë, dhe do të vijojë të garojë në Conference League. /abcnews.al

Conference League, sfida e kthimit
Struga- Liepaja (Letoni) 1-4 (1-1)
(Skenderi 57 / Ukpa 45′, Dodo 47′, 49′, Biarozkin 62′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!