Bashkëshorti në klip? Detajet surprizë, paska edhe një arsye romantike pas zgjedhjes së Aurela Gaçe!

schedule18:04 - 15 Korrik, 2021

schedule 18:04 - 15 Korrik, 2021

Gjigandja e skenës shqiptare Aurela Gaçe në intervistën eksluzive në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tregoi prapaskenat e këngës që ka publikuar së fundmi “Çupa nga Vlora”.  Aurela tregoi se për këngën është punuar prej një kohe të gjatë, pjesë e albumit të ri.

Habia më e madhe për të gjithë ishte pjesëmarrja në klip e Skerdit sepse ai asnjëherë nuk ka pasur dëshirë të jetë pjesë e jetës publike. Aurela tregoi se prania e tij në videoklip erdhi shumë natyrshëm. Këngëtarja pohoi se bashkëshorti i ka shumë qef sportet ekstreme ndaj duket se ideja e klipit e bindi edhe me lehtë.

“Përderisa unë jam ajo çupa nga Vlora. Ti ke martuar çupën nga Vlora. Unë a jam me ty edhe vetëm me një vello. Po më tha. A të dua edhe lë kokën për ty. Po me tha. Ti do vish do i japësh motorit si njeri i mirë që je. Dhe u çuditën të gjithë”, tha ajo.

Në fakt, duket se ka diçka më shumë se kaq! Ardhja e këtij videoklipi përkon me 10 vjetorin e njohjes së tyre. Ndaj Gaçe rrëfeu se në pamundësi të dasme tjetër ata vendosën të kenë një kujtim të bukur në këtë formë. Ermali pyet këngëtaren për një detaj që kishte spikatur, ka Skerdi shaminë e dasmës në klip?

“Shamia në klip është e njëjtë, ajo e dasmës sonë. E nxori nga sirtari, e ka vënë vetëm atë vit. Dizajni i shamisë është dizajni që përdorin për garat me motorra”.

Një nga pyetjet e publikut në bisedë ishte ‘se si e përballon burri Aurelën’. Kjo e fundit dha këtë përgjigje teksa qeshi: “Unë jam shumë e përballueshme. Jam njeri normal, punoj fort. Dhe prandaj jemi ne të dy bashkë, sepse ne të dy punojmë fort, të dy e kuptojmë njeri-tjetrin, të dy duam më të mirën për familjen. Ma kanë bërë edhe live këtë pyetjen. Unë për vete për normal e di veten”. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!