I dha ryshfet Rovena Vodës, avokatja që donte punë në ministri përfundon në spital

schedule12:52 - 15 Korrik, 2021

schedule 12:52 - 15 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme vendosi sot të lërë në “arrest shtëpie”, ish-zv ministren e Brendshme Rovena Voda.

Siç raporton gazetari Ermal Vija seanca e sotme në GJKKO nisi me vonese pasi, Florinda Beu nuk është paraqitur në seancë pasi ka qenë e shtruar në spitalin e Durrësit, për shkak të problemeve shëndetësore. Në këtë mënyrë, Beut do t’i komunikohet masa e sigurisë në ambientet e spitalit.

Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Mes tyre zhvillohen një mori bisedash në lidhje me temën në fjalë, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK.

Lexo edhe: “E dua Samsung, jo Iphone”, zbardhen përgjimet, avokatja i çoi Rovena Vodos celularin 550 €

Në dosje del edhe dëshmia e bërë nga avokatja Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme kundrejt një pagese rreth 1 mijë euro dhe përfitimeve të tjera.

Beu ka dëshmuar në përgjime thotë se do t’i blinte edhe një telefon Rovena Vodos. Madje kjo e fundit e kishte specifikuar edhe markën e celularit.

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme u zbulua nga SPAK gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.

Nga përgjimet e këtij të fundit, SPAK ra në gjurmët e Florindës, e cila kërkonte të punësohej në ministrinë e Brendshme, duke i dhënë ryshfet Rovena Vodës. g.v/abnews.al