Sondazhi: 2/3 e britanikëve kundër lehtësimit të masave

schedule12:31 - 15 Korrik, 2021

schedule 12:31 - 15 Korrik, 2021

Sipas një sondazhi, dy të tretat e britanikëve besojnë se të paktën disa kufizime të COVID-19 duhet të qëndrojnë në fuqi edhe pas 19 korrikut.

66% e njerëzve që morën pjesë në sondazhin e kryer nga Kantar Public kërkojnë që shumica e kufizimeve ose të gjitha të mbetën në fuqi dhe 60%  mendojnë se maska duhet të jetë e detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik.

Sidoqoftë, Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan tha që maskat do të jenë të detyrueshme në transportin publik, gjithashtu qeveria skoceze tha të martën se përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm.

Sipas sondazhit 29% e të anketuarve  besojnë që Britania duhet të mësojë të jetojë me COVID-19 pa asnjë kufizim. Gjithashtu një në katër persona thanë se ekonomia e tyre është  tkurrur që kur filloi pandemia e koronavirusit,  41% që thanë se situata nuk ka ndryshuar dhe 20% thanë se ekonomia e tyre është rritur.

Nga personat që kursyen më shumë para, 11%  planifikojnë t’i shpenzojnë të gjitha deri në fund të vitit, ndërsa 63% thonë se do të shpenzojnë disa ose asnjë prej kursimeve këtë vit.

Në sondazh morën pjesë 1,057  persona midis 7 dhe 12 korrikut. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!