Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në Gjermani duke përbërë 74%, të rasteve, sipas një raporti nga Instituti Robert Koch (RKI) në Berlin.
Gjatë javëve të fundit, shkalla e përhapjes së variantit Delta u rrit nga 18% në 39% dhe më pas në 60%. Nga ana tjetër, rastet me variantin Alpha më parë dominant në Gjermani pësuan rënie në rreth 22%.
Varianti Delta (B.1.617.2) i cili u shfaq për herë të parë në Indi është më ngjitës sesa variantet e tjera të koronavirusit. Sipas RKI, eksperimentet laboratorike tregojnë se ata që janë vaksinuar plotësisht kanë nivele të larta të antitrupave./abcnews.al