Giusy Ferreri rivjen në Shqipëri? Ekskluzive në ‘Abc e pasdites’: Jam kënaqur me ju!

schedule18:34 - 14 Korrik, 2021

schedule 18:34 - 14 Korrik, 2021

Këngëtarja e madhe e muzikës italiane Giusy Ferreri ishte në një intervistë ekskluzive në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Ajo tregoi se në Itali ka filluar pak jeta artistike me turne, por ende me mundësi të kufizuara.

‘Shpresojmë që me dozat e vaksinës të kenë efikasitetin e tyre edhe për variantet që kanë dalë për covidin. Përsa i përket punës, çdo gjë po përmirësohet, shumë aktivitete po fillojnë dhe pothuajse ka një muaj që është kjo. Edhe unë nga java tjetër, 24 korrik, filloj turnin jashtë normalisht”.

Ajo tha se për një kantautore ka qenë definitivisht një vit i çuditshëm, por sigurisht prioritet është humanizmi për shëndetin. Ermali e pyet për raportin që ka më artistët shqiptar në Itali e në veçanti për Ermal Metën.

“Ermal Meta është një kantautor i madh, kemi shkruar edhe një këngë së bashku për albumin tim të katërt”. Por si i kujton Giusy ardhjet e saj në tiranë? A do t’i pëlqente të bënte pushime në Shqipëri?

“Eksperienca që kam pasur në Tiranë ishte shumë e bukur. Kam qenë aty thuajse një vit më parë, pak para pandemisë në festivalin tuaj më të rëndësishëm. Një tjetër kujtim shumë i bukur është realizimi i koncertit që bëra me bandën time për festën kombëtare”. 

Ajo tha ndër të tjera se do t’i pëlqentë të pushonte në Shqipëri, por ka shumë pak kohë në dispozicion gjatë periudhës së verës. Ftesës së Ermalit iu përgjigj shumë pozitivisht ndaj e presim në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!