Milani është në kërkim të përforcimeve dhe të lojtarëve të rinj që do t’i shërbejnë skuadrës për te ardhmen.
Tregu francez është mjaft u lakmuar nga kuqezinjtë dhe tani po tentojnë të transferojnë të riun Warren Bondo.
Mesfushori i krahut të djathtë, i cili mbush në shtator 18 vjeç, ka spikatur me Nancy, duke u aktivizuar në Ligue 2 në 13 ndeshje (4 titullar).
Gazetari Antonio Vitiello shkruan në Twitter se familjarët e lojtarit ndodhen në Casa Milan dhe kanë mbetur detajet e fundit për një kontratë 5-vjeçare.
Më pas Milani duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Nancy, pasi mesfushori ka edhe një vit kontratë me ta. /abcnews.al