Masat parandaluese kundër koronavirusit kanë bërë që pronaret e lokaleve në Vlorë të zhvillojnë protestë përballë ambienteve të Drejtorisë së Policisë. Ata shprehen se nëse situata nuk ndryshon, nga e hëna do të ketë mbyllje totale të bizneseve.
Ndërkohë një nga protestuesit i cili është pronar i një lokali në Vlorë është shprehur se të hënën do të ketë zhvillime nga ana e tyre lidhur me këto masa. Sipas tij kjo orë policore i ka dëmtuar shumë, ndërsa ankohet edhe për sjelljen e policisë.
“Unë jam pronar i një biznesi. Dua të citoj fjalën e kryeministrit i cili tha në parlament se “nuk keni parë gjë akoma”. Të hënën do ta shikojë nga biznese vlonjatë se ai nuk ka parë gjë akoma. Se ca do i ndodhë nga bizneset. Na ka dëmtuar shumë. Unë e kam edhe klient kryeministrin dhe të jetë atje kryeministri në lokal dhe të vijë policia dhe të bëjë të njëjtat veprime. Mbreti nuk ngrihet vetëm jep urdhra. Është i madhërishmi është i vetë shpallur mbret dhe kështu.” ka thënë një nga pronarët e protestues. e.l/abcnews.al/