Franca gjobit Google me 500 milion euro për të drejtat e autorit

schedule19:27 - 13 Korrik, 2021

schedule 19:27 - 13 Korrik, 2021

Google është gjobitur me 500 milion euro nga Franca pasi gjigandi i teknologjisë nuk negocioi “me mirëbesim” me kompanitë e lajmeve dhe botuesit e tjerë në lidhje me përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Autoriteti antitrust tha se gjigandi teknologjik nuk kishte respektuar urdhrin e përkohshëm që rregullatori kishte lëshuar pas një mosmarrëveshjeje me mediat franceze.

Google tani duhet të dalë me propozime brenda dy muajve të ardhshëm se si do të kompensojë mediat për përdorimin e lajmeve të tyre. Nëse nuk e bën këtë, kompania do të përballet me gjoba shtesë deri në 900.000 euro në ditë.

Google tha se ishte “shumë i zhgënjyer” nga vendimi i së martës. “Ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit. Gjoba injoron përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje dhe realitetin se si funksionojnë lajmet në platformat tona.”, tha një zëdhënës i Google për CNBC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!