Ligji për ndalim e photoshopit në Norvegji solli një diskutim edhe në vëndin tonë. Në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar Sonny K. Elson, Zhaklin Lekatari dhe Sabina Mete, të cilët pohuan se ky ligj ka ardhur në kohën e duhur.
Sipas tyre, njerëzit përdorin pohotoshop sepse kanë frikë nga bullizimi për shkak të “defekteve” apo gjërave që nuk pëlqejnë tek vetja e tyre. Soni tha se është një marrëdhënie që vendoset mes klientit dhe fotografit, dhe se ndonjëherë ka humbur punë sepse ka refuzuar të bëj photoshop të ekzagjeruar.
“Shumë klientë i kam humbur sepse të pyesin “e përdor photoshopin?”; Normalisht që e përdor. “të më bësh pak belin, mollëzat”, jo jo. Photoshopin e përdor, mua më ka dalë një puçër se kam qenë I sëmurë, dhe normalisht nëse do bëj një fotoshooting s’do e kem më këtë. Kam përshtypjen që është tek klienti e gjitha”.
Ndërkohë Sabina Mete tregoi se teksa kishte publikuar një foto ku i dukej celuliti tek vithet e saj, komentet për të ishte nga më të këqijat. “Tek të pasmet e mi ka një celulit të vogël…. Shqiptarët e kanë të vështirë ta pranojnë që çdo kush ka celulit dhe më kanë mbytur me komente negative”.
Zhaklina Lekatari tha se të qenurit të lirë dhe vetja nuk duhet të lidhet me zhveshjen dhe publikimin e vitheve, pasi ekstremet nuk janë të mira për një shoqëri. “Jam pro të qenurit i lirë dhe të qenurit vetja. Mendoj që e mesja e amrtë është më e mira për një shoqëri, ekstremet janë gjithmonë të këqija”. /abcnews.al