“Mësoni të jetoni me virusin”, Izraeli ndryshon strategjinë për shkak të përhapjes së variantit Delta

schedule14:11 - 13 Korrik, 2021

schedule 14:11 - 13 Korrik, 2021

Katër javë më parë, Izraeli po festonte rikthimin në normalitet pas fushatës së suksesshme të vaksinimit. Numri i rasteve shënoi rënie dhe qeveria hoqi masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe të distancës sociale.

Por përhapja masive e variantit Delta, detyroi Kryeministrin Naftali Bennett të ri-vendosë disa kufizime dhe të ndryshojë politikën e tij të menaxhimit të pandemisë.

Qeveria dëshiron që izraelitët të mësojnë të jetojnë me virusin.

“Zbatimi i strategjisë së re do të përfshijë marrjen e disa rreziqeve, por duke marrë parasysh faktorët ekonomikë, ky është ekuilibri i nevojshëm,” tha Bennett javën e kaluar.

Strategjia e re do të përfshijë monitorimin e rasteve, inkurajimin për tu vaksinuar, testet e shpejta dhe fushata informacioni mbi përdorimin e maskave. Strategjia e qeverisë është e ngjashme me planet e qeverisë britanike për të rihapur ekonominë, megjithëse Izraeli është në procesin e ri-imponimit të masave ndërsa Londra po heq kufizimet.

Kufizimet përfshijnë përdorimin e detyrueshëm të maskës në ambientet e brendshme dhe karantinimin për këdo që mbërrin në Izrael. Sipas qeverisë së Izraelit për të arritur imunitetin e tufës duhet  të vaksinohet  75%  e popullsisë. Sot ky kufi është rritur në 80%. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!