Manuel Locatelli është një nga lojtarët më të përfolur në merkato. Për esfushorin e Sassuolos ka interes nga e gjithë Europa, por edhe një herë ai lë të kuptohet se Juventusi është destinacioni i tij i preferuar për të ardhmen.
“Deri më tani nuk e kam menduar fare merkaton, nuk munda. Është kënaqësi që Juventusi interesohet për mua, janë klub i shkëlqyer. E ka thënë disa herë këtë.
Tani nisim të mendojmë për merkaton. Mund të them vetëm se më datë 7 gusht, kur motra ime martohet, do të kërkoj leje për të qenë atje, pavarësisht se në cilin ekip do luaj”, u shpreh Locatelli. /abcnews.al