Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të urisë është 6-fishuar gjatë një viti

schedule15:03 - 12 Korrik, 2021

schedule 15:03 - 12 Korrik, 2021

Shkalla e kequshqyerjes në të gjithë botën po rritet në mënyrë dramatike, sipas një studimi nga Oxfam. Në veçanti, numri i njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të urisë në 12 muajt e fundit është gjashtëfishuar, duke tejkaluar atë të COVID-19.

Rreth 11 njerëz vdesin nga uria në një minutë. Këto janë shifra më të larta se vdekshmëria aktuale e COVID-19, e cila është 7 viktima në një  minutë.

Në fakt, më shumë se 155 milion njerëz vuajnë nga uria, 20 milion më shumë se vitin e kaluar. Organizata joqeveritare ka ngritur alarmin, duke paralajmëruar  për një krizë ushqimore në rritje.

Sipas studimit,një nga shkaqet kryesore mbeten luftërat, të cilat përbëjnë dy të tretat e viktimave  në të gjithë botën për shkak të kequshqyerjes. Sidoqoftë, shpërthimi i pandemisë, kriza ekonomike e shkaktuar nga virusi dhe përkeqësimi i krizës së klimës ka bërë që miliona njerëz në botë të vuajnë nga uria.

Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimeve janë rritur me 40% në të gjithë botën,  gjatë një dekadë, raporton Oxfam. Vendet me nivelet më të larta të kequshqyerjes janë Afganistani, Etiopia, Sudani i Jugut, Siria dhe Jemeni.

Ndërkohë, vështirësia e sigurimit të ushqimit ka filluar të rritet edhe më shumë në vende si India, Afrika e Jugut dhe Brazili, të cilat janë prekur ndjeshëm nga shpërthimi i pandemisë. Sipas Maxman, në çdo rast, grupet si gratë, ato që largohen nga vendet e tyre, por edhe ato që punojnë në kushte jo të mira të punës, zakonisht janë më të prekurat.

Pasuritë e 10 njerëzve më të pasur në botë, ndërkohë, u rritën me 413 miliardë dollarë vitin e kaluar, 11 herë më shumë se sa  vlerësimet e OKB-së për koston e ndihmës humanitare për të parandaluar kequshqyerjen.

“Qeveritë duhet të ndalojnë luftimet e vazhdueshme që shkaktojnë uri. “Në vend të kësaj, ata duhet të sigurojnë që ndihma t’u ofrohet vendeve në nevojë,” tha Maxman, duke bërë thirrje për mbështetje masive.

“Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol udhëheqës në mënyrë që ti japin fund krizës ushqimore duke siguruar fondet e duhura për tu shpëtuar jetën e njerëzve. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!