“Jemi krenarë për veten”, Southgate: Fajin e penalltive e kam unë, i pata parë në stërvitje

schedule09:37 - 12 Korrik, 2021

schedule 09:37 - 12 Korrik, 2021

Gareth Southgate foli menjëherë pas humbjes me penallti ndaj Italisë në finalen e Europianit. Trajnerii Anglisë mori përsipër përgjegjësinë e penalltive dhe nuk e fshehu zhgënjimin pas kësaj humbje.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Lojtarët ishin fantastikë. Dhanë gjithçka në këtë mbrëmje. Herë pas here, luajtën shumë mirë. Nuk e mbajtëm dot topin mjaftueshëm, veçanërisht në fillim të pjesës së dytë, por nuk ka asnjë fajtor për këtë. Në dhomat e zhveshjes ishte një situatë shumë e dhimbshme.

Penalltitë janë përgjegjësia ime. I zgjodha unë goditësit e penalltive bazuar në atë që kishim bërë në stërvitje. Kemi fituar së bashku dhe na takon të gjithëve përgjegjësia e humbjes. Gabimi te penalltitë më takon mua. E nisëm mirë ndeshjen, por fatkeqësisht djemtë nuk arritën të bënin më shumë.

Lojtarëve u thashë se jemi të gjithë bashkë, që kanë qenë të pabesueshëm dhe ishte kënaqësi puna me ta. I dhanë vendit kujtime të pabesueshme dhe kjo mbrëmje do të jetë e vështirë për të gjithë ne. Ndihemi të zhgënjyer, sepse mundësitë për të fituar të tillë trofe janë shumë të rralla në jetë. Duhet të jenë shumë krenarë për veten.

Saka është superdjalë. Të gjithë e duan atë. Bëri një turne të pabesueshëm, ai është yll dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Luajti shumë mirë kur hyri në fushë. Duhet të jemi pranë për ta mbështetur dhe ndihmuar, por unë jam i sigurt se ai do të marrë shumë dashuri sepse k luajtur shumë mirë”, përfundoi trajneri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!