Hirving Lozano pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e mëngjesit të sotëm mes Meksikës dhe Trinidad & Tobago. Sulmuesi i Napolit u përplas rëndë më portierin kundërshtar.
Dëmtimi ishte i rëndë dhe u desh transportimi me autoambulancë në spital. Pas gjithë ekzaminimeve jepen të dhëna për dëmtimin e sulmuesit.
Lozano injury.. gilee parah bngt
— Reza Idris (@rezdharana) July 11, 2021
Mësohet se ai ka pësuar një tërheqje të madhe muskulore në qafë dhe çarje masive në vetull, për të cilën është dashur ndërhyrja e një mjeku plastik për të rregulluar plagën.
Ekzaminime të mëtejshme do vazhdohet të bëhen. Lozano është kthyer në hotelin ku është akomoduar skuadra dhe ai pritet të kthehet pas 4-6 javësh në fushë nëse gjithçka shkon mirë. /abcnews.al