Hoqi dorë nga moderimi, Meriton Mjekiqi zbulon surprizën e madhe për fansat

schedule21:40 - 11 Korrik, 2021

schedule 21:40 - 11 Korrik, 2021

Meriton Mjekiqi është larguar moderimi për t’ju përkushtuar muzikës. Moderatori i njohur nga Kosova, që është bërë i njohur me drejtimin e emisionit “Gjoni’s Black” tregoi gjatë një interviste për emisionin “Edicioni Veror” se po përgatitet të sjellë një album.

Meritoni theksoi gjithashtu se do të bashkëpunojë me një sërë emrash të njohur të industrisë muzikore por preferoi të mos përmendte emra. “Kam qenë i heshtur dhe nuk kam dashur të tregoj se do të jem dhe unë pjesë e verës.

Albumi do të ketë fytyra të cilat janë të dashura për publikun në muzikë, po ashtu ka intron time dhe kënga, bashkëpunimi mes meje dhe artistit. Po ashtu kam dhe ide të mia, që i bëj me producentë të ndryshëm. Do të bëj diçka shumë të madhe në qendër të Tiranës.”, tregoi Meritoni.

Kujtojmë që kohët e fundit, emri i tij ka qenë në fokus të mediave rozë pas përplasjeve të ndryshme me grupin OTR. /abcnews.al