Britney Spears po bën lëvizje për t’i dhënë fund kujdestarisë ligjore të së atit. Ikona e muzikës pop ka kontaktuar një firmë të madhe ligjore për të punësuar një ish prokuror për ta përfaqësuar atë gjatë betejës ligjore për t’i dhënë fund marrëveshjes që e ka mbajtur mbërthyer që prej vitit 2008.
Nëse firma ligjore merr përsipër kërkesën e këngëtares, hapi i saj do të jetë paraqitja e dokumenteve që gjykata t’i heqë babait të saj, Jamie Spears rolin e kujdestarit të pasurisë së saj. Pak javë më parë, Britney hodhi akuza ndaj të atit duke thënë se e kishte privuar nga shumë gjëra përgjatë viteve.
Britney pretendoi se marrëveshja ligjore e vitit 2008, i kishte sjellë shumë dëme për shkak të kushteve të rrepta. Mes shumë akuzave, këngëtarja pretendoi se marrëveshja ligjore nuk i lejonte asaj të martohej dhe të bënte fëmijë. /abcnews.al